Sport

Lajm i mirë nga infermieria, Chelsea rikuperon një titullar përpara derbit

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 28 September 2022

Graham Potter ka marrë një lajm të mirë nga infermieria. Ngolo Kante, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Chelsea, ka lënë pas krahëve problemet fizike dhe është gati të rikthehet në fushë për të dhënë kontributin e tij me “Blutë e Londrës”.

Mesfushori 31-vjeçar u dëmtua në derbin e Londrës kundër Tottenhamit (14 gusht), ndërkohë që ditën e martë iu bashkua shokëve të skuadrës në stërvitje. Një lajm shumë i mirë për teknikun Potter, i cili mund të bazohet te eksperienca e kampionit të botës në mesfushë.

Chelsea luan takimin e radhës në kampionat të shtunën e 1 tetorit në transfertë ndaj Crystal Palace, teksa të mërkurën e radhës pret Milanin në “Stamford Bridge” me synimin për të siguruar triumfin e parë në grupin E në Champions League.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera