Lajme

LAJM I MIRË| Në maj i jepet fund izolimit nga koronavirusi!?

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 07 April 2020

Qytetarët e Kosovës ka gjasë që të dalin shlirë e ti kthehen jetës normale shumë shpejtë nëse gjithçka shkon siç është planifikuar.

Gazeta inFokus mëson nga burime brenda institucioneve se mesi i majit po mendohet si kohë kur do të përfundoi izolimi në shtëpi dhe të fillojnë aktivitetet normale në Kosovë.

Kjo përfshinë, largimin nga karantina e komunave të izoluara dhe heqjen e të gjitha ndalesave në lëvizjen e qytetarëve.

-Advertisement-

Megjithatë, e tëra varet nga numri i rasteve që do të rezultojnë pozitiv me koronavirus dhe respektimi i rregullave të vendosura nga institucionet gjatë kësaj kohe, shkruan gazeta inFokus.

Nëse numri i të infektuarve vazhdon të mos rritet dhe trendi mbetet i njëjtë, pasi që Kosova është një ndër vendet me më së paku të infektuar dhe të vdekur nga ky virus, gjasat që ky plan të zbatohet janë të mëdha./gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera