Sport

LAJM I FUNDIT: Përforcimet e Gjilanit kthehen n’shpi, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 08 April 2019

Gjilani ishte i hendikepuar për duelin derbi ndaj rivalit të përbetuar ndaj Dritës (0-0) për shkak të disa mungesave që pati në formacionin titullarë.

Përpos mungesave të kapitenit Ylber Kastrati dhe sulmuesit Vilfor Hysa, të cilët janë të lënduar dhe ndodhen në fazën e rikuperimit, ajo që ra në sy ishte mungesa e dy vëllezërve bineq nga Bregu i Fildishtë të ardhur në muajin shkurt te Gjilani.

Aziz dhe Razak Keita kanë marrë rrugë drejt Bregut të Fildishtë, pasi që atyre u ka skaduar leje qëndrimi në Kosovë dhe do të qëndrojnë në vendin afrikan deri në rregullimin e dokumentacionit.

-Advertisement-

Gazetasheshi.com merr vesh që dy futbollistët mund të humbasin edhe dy ndeshjet e rradhës, por rikthimi i tyre te kuqebardhët është i sigurtë, pasi që kuqebardhët kanë mbetur të kënaqur me përformancën e tyre dhe pritet të jenë pjesë e ekipit edhe për sezonin vijues.

Një tjetër i ‘zhdukur’ është Semir Hadzibulic. Futbollisti boshnjak ka kohë që nuk është paraqitur në seancat stërvitore shkaku i një lëndimi të pësuar, derisa më shumë ka qenë jashtë aksionit për lojë se që ishte i gatshëm.

Hadzibulic, i cili erdhi në afatin kalimtar të janarit si një përforcim i bujshëm te kuqebardhët është lënduar në duelin miqësor që Gjilani e zhvilloi më 23 mars ndaj Vllaznisë së Pozheranit (4-0).

Ai është rikthyer në shtëpi, teksa po vazhdon me fazën e rehabilitimit, derisa shpejtë pritet të rikthehet sërish te kuqebardhët, por vështirë se do të mund të paraqitet në ndeshjet e ardhshme.

Duelin e javës së 27-të në Ipko Superligën e Kosovës, gjilanasit e zhvillojnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, aty ku i pret Llapi i Tahir Batatinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera