Sport

LAJMI I FUNDIT: Skuadra e Ligës së Parë transferon dy futbollistë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 27 January 2018

Skuadrat e Ligës së Parë kanë filluar të jenë aktive në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Ekipi i Dukagjinit tashmë ka zyrtarizuar dy ardhjet e reja të cilët nuk janë krejtësisht të panjohur në Klinë.

Emanuel Zallaj dhe Albion Berisha janë rikthyer në ekipin e Dukagjinit pas gjashtë muajve të kaluar tek Trepça, rrespektivisht Ramiz Sadiku, gjithashtu këto klube nga Liga e Parë.

Zallaj i cili luan në rolin e qendërmbrojtësit pritet të jetë një afrim i rëndësishëm për dukagjinasit që kërkojnë të përmbushin misionin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)Ndërkohë ardhja e Albion Berishës pritet të ofrojë më shumë siguri në portën e Dukagjinit që nga 17 ndeshje në pranverë ka pësuar 28 gola.

-Advertisement-

Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera