Sport

LAJM I FUNDIT: Kreshnik Lushtaku braktis KF Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 10 January 2018

Kreshnik Lushtaku e ka lënë futbollin kosovar për ta vazhduar karrierën në Gjermani, në vendin ku e kishte kaluar një pjesë të jetës.

Mesfushori ofanziv ka nënshkruar me klubin nga ligat inferiore gjermane, CfR Pforzheim.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, i cili konsideron se me 23-vjeçarin ka bërë një “goditje” të madhe.

-Advertisement-

“Është ekzakt përforcimi të cilin po e kërkonim”, ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman Torsten Heinemann, raporton zeri.info.

Lushtaku i ka kaluar vitet e fundit në Kosovë, ku luajti për Drenicën, Prishtinën dhe Trepçën ’89.

Ai luan në krahun e djathtë dhe është lojtar mjaft kualitativ. Lushtaku i është bashkuar ekipit të ri të martën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera