Lajm fantastik për shqiptarët në Zvicër
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 24 July 2017
Ndryshimi i pritshëm i Ligjit mbi Natyralizimin, i cili do të hyjë në fuqi nga një janari 2018 dhe pritet të ashpërsojë kriteret, ka bërë që në Zvicër të ketë një rritje rekorde të numrit të të huajve që kërkojnë pasaportën zvicerane.
Kështu, siç shkruan Nzz am Sonntag në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pasaportën zvicerane e kanë fituar 20.581 persona. Ky numër është për shtatë për qind më i madh se ai në vitin 2016. Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të përmendur të ligjit, pritet me të drejtë që sivjet të shënohet një rekord sa i përket pajisjes së të huajve me shtetësinë zvicerane, transmeton albinfo.ch. si rekord deri më tash konsiderohet ai i arritur në vitin 2006, kur ishin natyralizuar 47.607 veta.
Efekti di të forcohet edhe më shumë nga fakti se qarqet e majta e kanë gjetur të nevojshme që të apelojnë te të gjithë të huajt që të bëjnë kërkesën menjëherë për pasaportë zvicerane, citohet deputeti nga FDP/PLR, Philip Müller. Ai me këtë rast ka parasysh veç tjerash edhe aksionin e kryebashkiakes së Cyrihut, socialdemokrates Corinne Mauch e cila u ka dërguar letra të huajve me lutjen që ata ta shfrytëzojnë periudhën e mbetur për të kërkuar natyralizimin. “Një aksion i panevojshëm. Ata të cilëve nuk u ka lindur vetë kjo ide, duket se nuk janë dhe aq shumë të motivuar për t`u bërë zviceranë”, mendon Müller.
Ngjashëm me zonjën Mauch, madje më parë se ajo, kishin vepruar edhe krerët e kantoneve si Gjeneva dhe Vaudi. Me sukses të plotë. Kështu në Vaud numri brenda gjashtë muajve është rritur për 45 për qind duke arritur në 4343 ndërsa në Gjenevë për 31%, në 2873.
Një rritje por më e matur, është regjistruar edhe në Kantonin e Cyrihut, rreth 4% duke arritur në 3235 brenda gjashtë muajve të parë të vitit. Drejtoresha për çështje të drejtësisë në nivel kantoni Jacqueline Fehr ka thënë se pret një rritje më të madhe gjatë muajve të vjeshtës.
Siç dihet tashmë, ligji i ri për natyralizimin si kusht për këtë akt ka pasjen e lejes së përhershme të qëndrimit (Viza C), për ndryshim nga ligji ende në fuqi, me të cilin shtetas zviceranë mund të bëhen edhe ata të huaj që kanë vizën B ose madje edhe F, me kusht që t`i kenë mbushur 12 vjet qëndrimi në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Ligjii ri ndërkaq e mundëson këtë me 10 vite qëndrim (por me vizën C)
Të tjera
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...