Sport

“Laje gojën para se të flasësh për mua”, Richarlison i kthehet keq komentatorit pasi Everton siguroi mbijetesën

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 20 May 2022

Skuadra e Everton siguroi mbrëmjen e së enjtes mbijetesën në Premier League pas fitores me përmbysje m erezultatin 3-2 ndaj Crystal Palace, në një takim që nuk nisi aspak mirë për vendasit.

Pas këtij takimi “heroi” i Everton, Richarlison ka shpërthyer ndaj komentatorit anglez, ish-lojtar i Liverpool, Jamie Carragher, i cili kishte kritikuar sjelljen e brazilianit në derbin e Merseyside të luajtur muajin e kaluar në “Anfield”.

“Carragher laje gojën para se të flasësh për mua dhe Everton, nuk kam fare respekt për ty”-shkroi sulmuesi i Everton në një postim në “Twitter”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera