Lajme

Lajçi: Lum Rugova që iku para se t’vijë kohë qensh

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 16 June 2017

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, përmes një postimi ka shprehur mllefin e tij kundrejt politikëve kosovarë.

Lajçi ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në duke thënë se po largoni njerëzit që janë zëra ndërsa po merrni papagaj

Ai ka shtuar se njësoj do ta largonin edhe atë nëse do të ishte në politikë, transmeton  Infokusi.com

-Advertisement-

“Lum Rugova që iku para se t’vijë kohë qensh!” ka përfunduar Lajçi.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë

“Kohë qensh kjo kohë jueja
PDK e LDK

Tue mos dijtë se po ia sharroni vetës kamtë, i larguet zërat ( si Shpejtim Bulliqin) që thanë kufi asht Çakorri, e pranuet papagaj që flasin vetem shkronjat e partive tueja.
Ata që s’deshten me rrejt si ju, iken.Por turpi mbet i jueji.
Do t’me largojshit edhe mua, por fati e deshti që kurrë s’nuhata n’mykun e njenës e n’luksin e tjetrës.
Tash turruni e varuni n’qafat e Albinit e Ramushit tue lëpi nëshkrimet tueja për coptimin e atdheut. Por kot.
As Ramushi as Albini se ndryshojnë kufinin.
Lum Rugova që iku para se t’vijë kohë qensh!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera