Lajçaku përsërit kundërshtimin për shkëmbim territoresh
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 03 June 2020
Paraqitja e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, para ambasadorëve në PSC (Komiteti për Politikë dhe Siguri) të BE-së i ka qetësuar pak disa shtete anëtare, të cilat kanë pasur frikë se BE-ja do të jetë e gatshme që në dialogun Kosovë-Serbi të mund të flitet edhe për ndarjen e Kosovës, për shkëmbimin e territoreve, apo ndonjë version tjetër, që do të nënkuptonte ndryshimin e kufijve. Si diplomat i cili ka përvojë të gjatë nga rajoni, Lajçak duket se është i vetëdijshëm se sa të rrezikshme janë idetë për ndryshimin e kufijve, dhe këtë thuhet se po e paraqet në të gjitha takimet që zhvillon prej kur ka ardhur në Bruksel në postin e ri.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, në takim me përfaqësuesit e BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri, është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, për çka besohet se kishin folur presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. Kundër kësaj ideje janë shumë vende të BE-së po ashtu, raporton KOHA.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u ka thënë të martën ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri, se ai do të donte ta organizonte sa më parë një takim në kuadër të dialogut, mundësisht edhe para përfundimit të këtij muaji. Për përgatitjen e një takimi të tillë ai do të kontaktojë edhe Qeverinë e Kosovës, sapo të formohet Qeveria e re. Këtë e kanë thënë burimet e “Kohës Ditore” në Bruksel.
Të njëjtat burime thonë se ai është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk do të duhej të ishte rezultat i dialogut, teksa edhe shumë shtete anëtare të BE-së po ashtu janë shprehur kundër kësaj ideje.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...