Lajme

Lajçaku pas takimit me Kurtin e dyshen amerikane: U dakorduam se s’ka alternativë për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 27 September 2024

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, bashkë me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane, James O’Brien dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof.

Lajçak tha se në takimin me Kurtin dhe dyshen amerikane folën për rrugën përpara.

“Ramë dakord se s’ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkroi Lajçak.

-Advertisement-

Për takimin më herët njoftoi edhe kreu i qeverisë i cili tha se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen të plota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera