Lajme

Lajçak: Zgjedhjet në ShBA dhe BE do ta pengojnë dialogun, para tyre ka një mundësi për normalizim

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 13 October 2022

I dërguari i Bashkimi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dalë nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku ka thënë se ka një kalendar politik unik sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

“Jemi në aleancë me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, është shprehur Lajçak, njofton Klan Kosova.

“Siç e thashë do të ketë zgjedhje dhe ato s’janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset dika tjetër. Kemi një dritare mundësie para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera