Lajçak viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë në luftë
Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 27 June 2022
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhet zyrtari më i lartë evropian e botëror deri tani që vizitoi ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”
Aty janë të shënuar emrat e 1 mijë e 24 fëmijëve që u vranë gjatë luftës dhe 109 të tjerëve që figurojnë të zhdukur. Janë ekspozuar edhe sende e fotografi që tregojnë për jetët e më të vegjëlve që jeta iu ndërpre mizorisht.
Nikoqir i mysafirit ishte drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë, Bekim Blakaj.
Ekspozita “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë“ ndodhet në hapësirën Qendra e Dokumentimit Kosovë.
“Është prekëse sepse kur shihni këto fotografi ju e kuptoni se pas çdo statistike qëndrojnë jetët njerëzore. Kur shihni fëmijët që janë më të pafajshmit e më të pambrojturit, natyrshëm pastaj e kupton më shumë fytyrën jo-humane të luftës. Kam mirënjohje për gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë ekspozitë dhe gjithë punën që po bëhet për të ruajtur kujtesën dhe natyrisht për t’u siguruar që kjo mos të përsëritet më kurrë”, tha Lajçak për Klan Kosova.
Nën lehtësimin e Lajçak, Kosova e Serbia po mundohen që së shpejti të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për personat e pagjetur të zhdukur në luftë.
Emisari thotë se janë afër nënshkrimit që mëtohet të bëhet nga udhëheqësit e dy vendeve.
“Jemi shumë afër“, shtoi diplomati sllovak.
Të tjera
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...