Lajme

Lajçak takohet me Kurtin në Greqi, diskutohen hapat e mëtejshëm në dialog

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 11 July 2022

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi janë takuar në Greqi.

Lajçak ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

“Në margjinat e edicionit të Symi Symposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

-Advertisement-

Ndryshe ditë më parë në Forumin e 15-të në Dubrovnik, Lajçak kishte deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.

Ai gjithashtu deklaroi se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera