Lajme

Lajçak sot pritet t’i takojë edhe liderët opozitarë

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 07 November 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ndodhet për një vizitë në Prishtinë, gjersa mbrëmë ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi,

Emisari Miroslav Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin Bislimi ka thënë se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi si vazhdimësi e takimit të fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm [në dialog]”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, tha se pati një darkë pune me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”, citohet të ketë thënë tutje Bislimi.

Ndërkaq, në vazhdën e vizitës së tij në Kosovë, Lajçak do të takohet sot edhe me liderët opozitarë.

Ai pritet të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera