Lajme

Lajçak sot në Prishtinë, drekë pune me kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 06 February 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeizu. Ai ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të kenë një drekë pune me Lajçakun.

Pritet që pas Prishtinës, Lajçak të shkojë edhe në Beograd, ku do të zhvillojë takim edhe me

-Advertisement-

Dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.

Mirëpo, një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Albin Kurti, duke thënë se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta më shumë se çdo minoritet në cilin do vend të Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera