Lajme

Lajçak: Shumica në Beograd e mbështesin marrëveshjen Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 19 March 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar edhe një herë për zhvillimet në kuadër të dialogut.

Ai tha se kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak po ashtu u shpreh se javën e nisi me udhëtim në Beograd, ku pati takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar në lidhje me dialogun dhe po ashtu takoi edhe partitë opozitare pro Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin për dialogun e nivelit të lartë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit tonë, diskutuam për aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Derisa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për takimin dhe rrugën përpara. Më erdhi mirë kur pashë se shumica e tyre ishin në mbështetje të Marrëveshjes dhe rëndësisë së saj”, u shpreh Lajçak.

Përpos kësaj ai tha se pas kthimit në Bruksel, pati disa përgatitje me ekipin e tij lidhur me dialogun të cilat kulmuan në Ohër, ku sipas tij, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e marrëveshjes.

“Pas kthimit në Bruksel, pata një ditë e gjysmë përgatitje intensive me ekipin tim, të cilat kulmuan me takimin e djeshëm të dialogut të nivelit të lartë në mjedisin piktoresk të liqenit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe unë, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre”,shtoi tutje Lajçak.

Emisari evropian Lajçak, tha se takimi në Ohër i dha gjithashtu mundësi për t’u takuar me partneret e Maqedonisë së Veriut, të cilëve u është mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera