Lajme

Lajçak për takimin Bislimi-Petkoviq: U dakorduam për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 09 April 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kjo javë që po lëmë pas, ka qenë e ngarkuar me takimin i cili u zhvillua në Bruksel, në kuadër të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se të dy palët në kuadër të takimit diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale.

Lidhur me takimin, Lajçak e ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

-Advertisement-

“Këtë javë isha i zënë me takime në Bruksel, ku organizuam një takim Dialogu në nivel të kryenegociatorëve. Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale”.

“U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka thënë ai.

Lajçak, me rastin e Ditës së Pashkëve, ka uruar festën e besimtarëve katolikë e protestantë.

“Meqenëse e kemi gjetur veten edhe një herë në këtë periudhë të veçantë të vitit, u dëshiroj të gjithë atyre që festojnë Pashkët”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera