Lajme

Lajçak për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Ju takon palëve ta përcaktojnë epilogun e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 22 October 2022

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se palëve ju takon ta përcaktojnë marrëveshjen finale e se kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit e dialogut.

Këto deklarata ai i bëri para mediave të shtunën në Prishtinë, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Për këtë duhet të vendosin Kosova dhe Serbia.. nuk është se vendosi unë për ju dhe për këtë është dialogu”, ka thënë ai, pasi është pytur nga gazetarët lidhur me marrëveshjen finale për të cilën së fundmi janë shtuar diskutimet se ajo mund të mos përfshijë njohjen reciproke.

-Advertisement-

Ai tutje ka thënë se diskutimet me Kurtin ishin konstruktive dhe të dobishme, ndërsa ka pranuar se kanë biseduar edhe për propozimin franko-gjerman.

I pytur për vendimin e Qeverisë së Kosovës që më 31 tetor të përfundojë afati për kthimin e targave nga ilegale në RKS, ka refuzuar të komentojë duke thënë se kjo cështje i takon kryeministrit Kurti.

“Takimi dhe biseda me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktive dhe e dobishme. Po bëjmë progres në diskutimet tona dhe kjo është çfarë mund të them tani. Lidhur me targat, ne e diskutuam këtë çështje dhe i takon kryeministrit Kurti të vendos, kemi pasur diskutim të hapur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera