Lajme

Lajçak pas takimit me Kurtin: S’jemi të gëzuar për masat ndaj Kosovës, po përpiqemi të kthehemi te gjendja paraprake

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 04 July 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pas takimit me kryeministrin Albin Kurti janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet për shtensionim të situatës në veri.

Në paraqitjen para mediave të martën në Prishtinë, Lajçak ka thënë se ka mirëkuptim që të ecet përpara në tri pikat e kërkuara nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim.

“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim”.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapat konkretë që duhet të merren.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se BE nuk është e lumtur që i ka vendosur masa Kosovës.

“Ne nuk jemi fare të gëzuar që vihemi në këtë pozitë për të vendosur këto masa. Qëllimi i bisedës ishte që të arrijmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pika paraprake”.

Ai ka thënë se BE i ka të gatshme masat edhe ndaj Serbisë nëse nuk ka progress në respektimin e kërkesave të BE-së.

“Dëshira ime është që të mos ketë masa ndaj Serbisë apo Kosovës. Unë do të shkojë në Beograd nesër”, ka deklaruar tutje Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera