Lajme

Lajçak pas takimit me Kurtin flet edhe për përfshirjen e Blinken në dialog

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 13 October 2022

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se tema e energjisë dhe targave e kanë dominuar takimin e tij me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, krahas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Lajçak po ashtu ka thënë se të hënën do ta vizitojë Beogradit për të njëjta tema.

Ai ka folur shkurt për gazetarët pas takimit me Kurtin.

-Advertisement-

“E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me intervenim të presidentit Macron e kancelarit Scholz dhe përfshirjen e Blinkenit”, ka thënë Lajçak para gazetarëve.

“Diskutuam hapat e ardhshëm. Tema tjetër ishte ajo për energjinë dhe për targat”, ka thënë ai.

Takimi i Lajçakut në Kosovë ishte i papritshëm, në një kohë kur sekretari amerikan Antony Blinken ka telefonuar Kurtin dhe Vuçiqin pikërisht për çështjen e dialogut

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera