Lajme

Lajçak pas Beogradit kthehet në Bruksel dhe takon kryediplomatin e Malit të Zi – ka një koment për qeverinë e re në Podgoricë

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 14 November 2023

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Bruksel me ministrin e ri të jashtëm të Malit të Zi, Filip Ivanoviq. Para kësaj vizite, Lajçaku ishte në një vizitë zyrtare në Beograd.

Për takimin me kryediplomatin e Malit të Zi, Lajçak ka thënë se ”Qeveria e Re e Malit të Zi është e fortë dhe me agjendë evropiane”.

”Përshëndeta sonte në Bruksel ministrin e ri të Malit të Zi, Filip Ivanović. I kënaqur të shoh që Mali i Zi ka një qeveri të fortë me një agjendë pro-BE në një moment vendimtar për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Shpresoj se Mali i Zi do ta kapë këtë vrull unik”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

-Advertisement-

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të anëtarëuara në Bashkimin Evropian.

Shpesh ka samite Ballkani Perëndimor-BE, për ta parë rrugën përpara në këtë drejtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera