Lajme

Lajçak në Greqi, diskuton aspektet e sigurisë së dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidat e rreziqet në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 28 November 2024

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë” në Greqi.

Përmes një postimi në platformën X ai tha se në këtë konferencë mes tjerash ka folur për aspektet e sigurisë së dialogut Kosovë-Serbi.

Lajçak bëri të ditur se atje ka diskutuar edhe për sfidat dhe rreziqet në Ballkan.

-Advertisement-

I dërguari i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ishte i pranishëm në këtë konferencë me ftesë të ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera