Lajme

Lajçak kërkon mbështetje në Berlin për takimin e 14 shtatorit mes Kurtit e Vuçiq në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 07 September 2023

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me këshilltarin e Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Jens Plotner.

Lajçak ka pasur takim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Si temë kryesore ka qenë takimi i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, ku më 14 shtator në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimin e 14 shtatorit,  Lajçak e ka cilësuar si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

”Pata diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe @GermanyDiplo sot për situatën aktuale në Dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. Të fokusuar në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë 🇩🇪”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera