Lajme

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti për muajin korrik

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 07 July 2022

Duke iu referuar bisedimeve në Bruksel të para dy javëve, ku përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor nuk ishin të kënaqur me listën, Miroslav Lajçak theksoi se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të suksesshëm rajonal.

“Erdha në Prishtinë dhe Beograd me idenë që në korrik të përgatisim një takim mes presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit Aljbin Kurti, sepse besojmë që përveç nivelit të negociatorëve kryesorë që është duke funksionuar, duhet të ngrihemi në nivel të liderëve”, tha përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak.

Në një intervistë për revistën serbe Nedeljnik, ai ka thënë se edhe Vuçiq edhe Kurti janë të gatshëm për një gjë të tillë, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera