Lajme

Lajçak flet për aneksin që Kurti e Vuçiq e refuzuan: Kishte afate të qarta kohore

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 21 March 2023

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për “aneksin ambicioz”, i cili u refuzua nga të dyja palët në takimin e Ohrit të shtunën.

Lajçak në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe Euronews-in Serbi tha se aneksi i paraqitur fillimisht ishte më i detajuar dhe se kishte sekuencë hapash me afate kohore për zbatimin e marrëveshjes.

“Nuk është sekret që ne, si lehtësues [të dialogut], kemi përgatitur fillimisht një aneks më të detajuar të zbatimit. Me një sekuencë hapash, me afate të qarta kohore, do të ishte më e lehtë të matej. Megjithatë, pas disa orësh negociata, palët kanë arritur të bien dakord për 12 nga 18 pikat. Ka qenë e pamundur të tejkalohen dallimet për gjashtë pikat e mbetura. Kemi provuar shumë, shumë mënyra për t’i kapërcyer ato dallime, por ka qenë e qartë se nuk do të funksionojnë”, tha Lajçak.

-Advertisement-

Diplomati sllovak tha se për shkak të refuzimit, ata kanë paraqitur aneksin e ri, i cili, siç pranon ai, “është më i përgjithshëm dhe më pak konkret”.

“Por, dispozitat kryesore janë aty, sidomos fakti që palët do t’i zbatojnë të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit, në mënyrë të plotë dhe në mirëbesim”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera