Lajcak: BE e joshi Ballkanin pastaj e la anash

Autori: Gazeta inFokus
14:05 | 25 April 2017
Bratislava – Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak tha se BE-ja fillimisht kishte bindur Ballkanin Perëndimor për rolin e saj të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e problemeve.
Pastaj, siç tha ai, rajoni ishte lënë në përballje vetëm me veten.
Siç tha ai, rezultati i kësaj është retorika e fundit e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.
Ai, në një tekst autorial për gazetën sllovake “Pravda”, ka thënë se në këtë mënyrë BE-ja “vullnetarisht (nën presionin e krizave të tjera) është larguar nga rajoni, i cili është mjedis natyror i BE-së”, raporton B92.
Ai ka thënë se me paralajmërime dhe ushtrime retorike nga Tirana, Prishtina, Beogradi dhe Brukseli, situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor nuk është zgjidhur, por vetëm u shty.
Lajçak beson se, edhe pse Tirana, Prishtina dhe Beogradi sot ende ekonomikisht dhe politikisht janë më mirë se që ishin në vitin 2003, kur samiti i BE-së në Selanik i dha Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë evropiane, ende arrin të mbijetojë “nacionalizmin e rrënjosur thellë dhe ndjenjën e padrejtësisë historike në kokat dhe zemrat e Ballkanit”.
“Thirrjet për një shtet etnikisht të pastër, në ‘bashkime kombëtare” nën një flamur të përbashkët me shqiponjën dykrerëshe – qoftë të bardhë apo të zezë – përsëriten periodikisht, si dhe ankesat që BE me vendosmëri të pranojë rolin e arbitrit të fundit, me paradigmën e kundërt – ‘Në qoftë se ju nuk na pranoni në Union, bashkohemi vetë ‘përgjatë vijës së konturave etnike, e cila – në sajë të popullsisë etnikisht të përzier të Ballkanit – do të thotë imponim i hapjes së çështjeve kufitare praktikisht në mesin e pothuajse të gjitha vendeve të rajonit reciprokisht”, shkroi Lajcak.
Sipas fjalëve të tij, nga situata në të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor janë paraqitur kinse kanë besuar premtimin e një perspektive evropiane, ndërsa BE-së paraqitej kinse besonte në seriozitetin e përpjekjeve të këtyre vendeve për të përmbushur detyrimet e përcaktuara në procesin e anëtarësimit, shpejt vjen një situatë “e cila nuk mund të quhet ndryshe pos – shantazh”.
“Ne, si BE-ja, në mënyrë pak miope lejuam që të na shtyjnë në një pozicion ku ne jemi të detyruar të lëshojnë karta identifikimi të klubeve, por jo mbi bazën e përmbushjes meritore të kërkesave për kualifikim, por në bazë të kërcënimeve. Ngjashëm sikur një nxënës i klasës së shtatë, i patrembur dhe i fortë, thjeshtë këmbëngul për pjesëmarrje në ekipin e futbollit të shkollës, përndryshe ai do të djegë shkollën”, tha Lajcak.
Ministri i Jashtëm sllovak beson se zgjidhja nuk është më Ballkani në BE, por BE në Ballkan dhe puna aktive me shtete të veçanta apo rajone.
“Ndoshta është koha e fundit që në territorin e institucioneve evropiane të bëjmë një trupë të veçantë që do të merrej me të. Nëse FMN mund të ketë mision që rregullisht dhe direkt vlerëson në terren përmbushjen e kritereve për dhënien e kredive, ndoshta ne duhet të mendojmë nëse kemi fuqi, sepse është në interesin tonë, nga pikëvështrimi i ngjarjeve të fundit, që të krijojmë një mision të BE-së që do të punonte me shtete individuale, jo në mënyrë periodike ose në baza ad hoc, por të vazhdueshme”,tha Lajcak./GazetaExpress/.

Të tjera
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...
-
Konjufca: Zyrtarët nga Washingtoni e Brukseli kanë dalë prej binarëve të planit, e kanë Asociacionin në qendër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendë...
-
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formim...
-
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Raportet përfundimtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të...
-
Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...