Lajme

Lajçak e Escobar në aksion për implementimin e planit franko-gjerman dhe marrëveshjeve të kaluara

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 28 February 2023

Pas takimit të djeshëm në Bruksel, emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak është takuar me emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se në takimin me Escobar u koordinuan për hapat e ardhshëm në takimin e radhës që do të mbahet mes marsit.

“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, 🇺🇸Zëvendës Asistenti Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e ardhshëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut”.

-Advertisement-

Kujtojmë, se dje Kurti dhe Vuçiq kanë mbajtur një takim në Bruksel, bashkë më ndërmjetësuesit, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak.

Ky takim përfundoi pas disa orësh bisedime, ku të dyja palët u dakorduan për propozimin franko-gjerman, por nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera