Lajçak e Bislimi mbajtën një diskutim të gjatë dhe të detajuar në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 14 July 2022
I dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi.
Lajçak ka thënë në Twitter se me Bislimin ka diskutuar për gjendjen aktuale në dialog dhe hapat e ardhshëm që pritet të merren.
“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimi sot në Bruksel për gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në Dialog”, shkroi ai.
Had a long and detailed discussion with @BislimiBesnik today in Brussels about the state of play and next steps in the Dialogue. pic.twitter.com/tGQvSS2DzQ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 14, 2022
Lajçak gjatë javës së kaluar ka njoftuar se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti.
Gjatë Forumit të 15-të në Dubrovnik, ai vlerësoi të dyja palët për takimet mujore në nivel të negociatorëve dhe tha se ekziston marrëveshja që takimet të zhvillohen në nivelin më të lartë, Kurti-Vuçiq.
Lajcak ka qenë po ashtu i pranishëm në “Symi Symposium”, i organizuar në Greqi me të cilin po ashtu ka biseduar me Kurtin për hapat e ardhshëm në dialog.
“Në margjinat e edicionit të 24-të të ‘Symi Symposium’ me Albin Kurtin diskutova për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, shkroi Lajçak.
Të tjera
-
Kurti para studentëve në Venecia: Kosova, fener i demokracisë në Ballkan e më gjerë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mb...
-
Vuçiq pret të trajtohet në OKB si Bideni, acarohet me thirrjet e ushtarëve amerikanë: ‘Kosova, Kosova, Kosova’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po pret që të trajtohet njëjtë sikurs...
-
Osmani takon mërgatën në SHBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqipta...
-
A do të rikandidojë më 2028 nëse humbet në zgjedhjet e nëntorit? Ja si përgjigjet Trump
Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale...
-
Për 7 muaj Veriu shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro
Punëtorët e kompanisë Elektrosever, vazhdimisht dalin e kthehen nga tereni. ...
-
Fushatë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – nesër fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do t...
-
Pacolli takon në New York dy policë nga Deçani e Shkodra: Krenari e veçantë
Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar n...
-
KFOR vazhdon aktivitetet e trajnimeve për sigurinë në Kosovë, sot Forcat Gjermane ndan Dekoratën e Distinktivit
Sot, ushtarët e dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të ...
-
Nënoficerët dhe oficerët e Kosovës, trajnohen nga ushtarët e Turqisë
Instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar një trajnim teorik e praktik në...
-
Thirrjet e ushtarëve amerikanë “Kosova, Kosova, Kosova”, Vuçiq: Kjo s’është e këndshme për ne serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes s...
-
Gërvalla në New York, merr pjesë në sesionin e 79-të të Kombeve të Bashkuara
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arritur në ...
-
“Bota ka ndryshuar”, Rama nga selia e OKB-së: Jemi buzë rrezikut, askush nuk është i sigurt!
Gjatë fjalës së tij në “Samitin për të Ardhmen” në OKB, kryeministri Edi Rama...