Lajme

Lajçak “diskutim strategjik” me O’Brien dhe Kasanof për dialogun: Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 24 September 2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka darkuar me Ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të  Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Lajçak ka thënë se me dy zyrtarët amerikanë ka pasur “diskutim strategjik” lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se do të vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme në Bruksel.

“Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me SHBA-në, me O’Brien dhe Kasanof.  Presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel”, është shprehur Lajçak.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera