Lajme

Lajçak: Besoj se Kurti nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 22 March 2024

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta çojë Kosovën drejt një izolimi.

Këtë, Lajçaku e tha kur u pyet nga media italiane “La Stampa” se a ka dikush që mund ta frenojë Kurtin.

La Stampa: Kush mund ta frenojë Kurtin? Nuk ia del dot ShBA-ja, nuk do t’ia dilni as ju!

-Advertisement-

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai (Kurti, shën.red.) e di. E di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që (Kurti, shën.red.) do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, ka deklaruar Lajçaku.

Media italiane e ka pyetur Lajçakun edhe mbi strategjinë e tij për dialogun në muajt në vijim, ndërsa ai është përgjigjur: “Para se gjithash, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet. Bashkimi Evropian e lehtëson procesin. Është shumë e rëndësishme që të niset para zgjedhjeve evropiane, sepse më pas Bashkimi Evropian do të hyjë në një periudhë të tranzicionit. Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë në zgjedhje. Nuk do të jetë ky momenti për të marrë vendime”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera