Lajme

Lajçak: Ballkani Perëndimor është në krye të listës së bashkëpunimit mes BE-në dhe Britaninë e Madhe

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 15 July 2024

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor gjatë takimeve që ka pasur gjatë javës që lamë pas në Londër.

Ai përmes një postimi Facebook ka thënë se rajoni është shumë lart në listën e fushave të bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe.

“Është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e fushave të bashkëpunimit të Bashkimit të ri Evropian dhe qeverisë së Britanisë së Madhe. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera