Lajme

Lajçak 3 ditë në Kosovë, analisti i njohur: Kurti e të tjerët mos ta presin, të na kursejnë nga gënjeshtrat e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 26 June 2022

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor.

Analisti i njohur politik, Blerim Latifi thotë se kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë nuk duhet ta presin fare

Siç thotë ai, “kështu do ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të tij dhe të klubit racist që quhet Bashkimi Europian”.

-Advertisement-

“Nesër Lajçak sërish në Kosovë. Tri ditë vizitë. Gjënë më të mirë që do duhej ta bënin kryeministri dhe zyrtarët tjerë, është të mos e prisnin fare, ose maksimumi t’ia mundësonin takimin me ndonjë zëvendësministër. Kështu do ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të tij dhe të klubit racist që quhet Bashkimi Europian”, ka shkruar Latifi.

Por sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera