Sport

Lacio në ankth, Strakosha pritet të mungojë ndaj Fiorentinës

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 04 March 2019

Ankth te Lazio për gjendjen fizike të Thomas Strakoshës, i cili pësoi një dëmtim në shpatullën e majtë në derbin me Romën. Mjekët bardhekaltër kanë frikë se portieri shqiptar e kanë nxjerrë nga vendi e për rrjedhojë me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Fiorentinën.

Gjithsesi, diagnoza më e saktë do të jepet pas ekzaminimeve të ditëve në vazhdim. Nëse vërtetohet ajo që i frikësohen më shumë te Lazio, atëherë vendin e “gardianit” shqiptar do ta marrë Silvio Proto.

Gjatë këtij sezoni, Strakosha nuk ka humbur asnjë ndeshje në Serinë, duke qenë titullar në 25 takime. Gjithashtu futbollisti kuqezi ka mbrojtur portën e Lazion në 3 takime të Kupës së Italisë dhe 4 sfida të Europa League.

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy