Lajme

Labinot Tahiri revoltohet pse u ndalua muzika pas orës 21, thotë se Armend Zemaj ia ka…

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 27 September 2020

Përmes një shkrimi në Facebook, këngëtari Labinot Tahiri është drejtuar me fjalë fyese ndaj ministrit të Shëndetësisë. Armend Zemaj.

Duket se as vetë Labi nuk i ka besuar teorisë së tij se “s’ka virus”, pasi tani po thotë se “virusi është zhdukur”.

Megjithatë, në statusin e tij në Facebook, Tahiri i është drejtuar zemajt me fjalë fyese, duke e quajtur edhe “ministër i çiftelisë e defave”.

-Advertisement-

“Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë! Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!! Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!”, ka shkruar Tahiri.

Krejt këto komente Tahiri i ka bërë pasi Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr ngas Armend Zemaj, në masat e reja anti-covid, ka zgjatur orarin e lokaleve të gastronomisë, por ka marrë vendimin që muzika në këtë lokale të ndalet në orën 21:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera