Lajme

Labinot Tahiri: Heshtja e sotme për Thaçin – Turpi i së ardhmes

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 09 December 2024

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale të Hagës, atje ku edhe po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

Sipas Tahirit, aktakuza e re e ngritur ndaj ish-presidentit Thaçi është edhe lëvizje e themeleve të Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Hashim Thaqi me shokë

Emri i këtij burri me shokët e tij në Hagë dhe i çdo çlirimtari, lidhet me themelet e shtetit të Kosovës dhe Lirisë së këtij shteti.
Mos harroni se; aktakuza e re ndaj Hashim Thaqit është levizje edhe e themeleve të Pavarësisë së Kosovës!

Ju që heshtni sot, nesër do të turpëroheni dhe do të jeni përgjegjës që nuk po e ngritni zanin ose që nuk thrisni protesta në mbrojtje të çlirimtarëve tanë.

Si qytetar i këtij vendi, e them me zemër se;
“Liria pa këta burra të lirë quhet Liri e cunguar. Ndersa ne, nëse kemi ende pak gjak shqiptari dhe pak moral kombetar, mendoj se politika ditore e jona dhe kalkulimet e saj duhet të lihen anash për ballë sakrificës dhe idealit që këta trima me luftë i’a kthyen Lavdinë Kosovës sonë.

Me nderime, Labinot Tahiri
Kosovë e Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera