Lajme

Labi viziton Haradinajn, lartëson Pacollin: S’po e kursen as avionin e tij për të mirën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 16 September 2017
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri sot ka vizituar në zyrën e tij kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Lajmin e ka konfirmuar Tahiri në facebook, i cili këtë vizitë e realizoi bashkë me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Deputeti është shprehur i bindur se qeveria Haradinaj do ta ndryshojë gjendjen në vend.

Lexoni postimin e plotë të Labinot Tahirit:

Vizita ime te njeriu që i besoj në Qeverisjen e tij të mirë për Shtetin tonë Kosova Z, Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Qeveria Haradinaj, do të ndryshoj gjendjen në vendin tonë.

Këta dy burra, dhe bashkpuntorët e tyre, kanë filluar punë intenzive për të ua mundesurë levizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Pra arritjen për Liberalizimin e Vizave dhe shumë procese për të cilat Kosova ka mbetur pak mbrapa..!

Është arritje e madhe për shtetin e Kosovës, kur ne kemi një Ministër të punëve të jashtme, Z Behgjet Pacolli, i cili mbrenda ditës arrinë ti realizojë takimet jashtë vendit për interesat e Republikes së Kosovës. Kjo po ndodh falë asaj që Behgjet Pacolli, posedon avionin e tij privat dhe nuk e kursen asnje minutë për të sjellur te mira në vendin tonë.

Unë besoj shumë se Z. Behgjet Pacolli, do ti sjellë akoma njohje të reja Republikës së Kosovës.
Besoj ne ju Burrështetas të Kosovës.

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera