Lajme

Labi pagën e parë si deputet e ndan për shërimin e 14-vjeçares (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 14 September 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe këngëtar, Labinot Tahiri, ka vazhduar t’u ndihmojë njerëzve në nevojë.

Ai ka vendosur që pagën e tij të parë si deputetë, në vlerë prej 1200 euro, ta ndajë për një vajzë 14 vjeçe nga Podujeva e cila vuan nga sëmundje e rëndë dhe i duhen rreth 17 mijë euro për shprim.

Labi, pasi ka parë një kronikë televizive për këtë rast të transmetuar në Tribuna Channel, ka bërë të ditur se ai do t’i jap 1200 euro, pra pagën e tij të plotë, por ka lutur edhe kolegët e tij deputetë që të paktën të ndajnë nga 10 euro për këtë vajzë të cilës i duhen 17 mijë euro për shërim.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë i deputetit Tahiri:

Rast i rëndë…!

Mirëdita të dashur njerëz, shpresojë se jeni mirë të gjithë.

Unë do të veproj sipas asaj që e thash para pak ditëve, se Rrogen time vlerë 1200 EU, do ta jap për ndonje rast të veqant!

Tani ndjej obligim që për këtë fëmijë në gjendjje të rëndë ta dhuroj rrogën time të cilën e marrë si meditje nga Parlamenti jonë.

Vajza vuan shumë dhe është nga Podujeva!

Unë i lus të gjithë Deputetët e Kuvendit tonë, ne rastëse kanë mundesi nga 10 euro e deri ku ju thot shpirti, ta ndihmojmë këtë vajzë se kjo mund të është femijë i yni siq i kemi nëpër familjet tona.

Unë isha, jam dhe do mbetëm i tillë të veproj aty ku tupani rrah për ata që kanë vesh.

Këtë mundesi e kam dhe këtë po e bëj duke bërë apel edhe tek të gjith njerëzit që ta ndihmojmë këtë engjull.

Vajzes i duhen 17.000 euro vlerë..!

Unē po e nisi ndihmen ndersa kush do që ka mundesi ta përfundojnë këtë kerkesë te babait të saj

Me respekt, Labinot Tahiri

Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera