Lajme

Labi i shkon në zyre Haradinajt bashkë me një grup fermerësh nga Ferizaji (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 24 June 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim deputetin Labinot Tahirin në grup fermerësh nga komuna e Ferizajt.

Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se me fermerët ka diskutuar modalitetet e kompenzimet e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në këtë anë.

Kryeministri u shpreh se Qeveria e vendit do të jetë përherë në mbështetje të fermerëve, dhe do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera