Lajme

LAA dhe VV përafrojnë qëndrimet për krijimin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 25 August 2017

Sot në Prishtinë në mesditë me iniciativë të Alternativës dhe AKR-së u zhvillua një takim me udhëheqësit e VV-së.

“Në takim u diskutua për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës. Të gjithë u dakorduan se domosdoshmëria e lëvizjes së procesit të konstituimit të Kuvendit është shumë e madhe dhe takimet në mes të VV, LDK, AKR dhe Alternativa do të vazhdojnë me intenzitet të shtuar”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Alternativa.

Ndërsa, në orët e pasdites u takuan udhëheqësit e koalicionit LAA.

-Advertisement-

Në këtë takim partitë e koalicionit caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV si dhe arritën harmonizimin e qëndrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhshme.

Pas dakordimit për platformën qeverisëse partitë e LAA dhe VV do të jenë të hapura për të krijuar koncenzusin e nevojshëm për qeverisjen e re dhe temat e rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Pjesëmarrës në takime nga partitë politike ishin: Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda (Alternativa), Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu (AKR), Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu (VV).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera