Sport

La Liga, 74 ndeshje pa një penallti kundër Barcelonës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 29 January 2018

Në të njëjtën periudhë kohore, “blaugranat” nga Katalonja kanë parë t’iu akordohen në favor plot 32 penallti.

Nga të gjitha vendimet kontroverse të arbitrit Iglesias Villanueva mbrëmjen e së dielës, ai që u kontestua më së shumti nga Alaves ishte kur topi preku dorën e Samuel Umtitit në minutën e 89 të ndeshjes.

Asnjë nga 219 penalltitë e akorduara së fundi në kampionatin elitar spanjoll nuk ka qenë kundër Barcelonës. E fundit që është shënuar kundër katalanasve ka qenë ajo e shënuar nga një lojtar që sot luan me Alavesin, Guidetti, por që kur shënoi mbronte ngjyrat e Celta Vigos, në një ndeshje që përfundoi 6-1 për Barcelonën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera