Sport

La Juventusin si futbollist i lirë, pritet vetëm zyrtarizimi tek Interi

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 09 June 2022

Interi ka ndërmarrë hapat e parë për të tentuar të nënshkruajë me Paulo Dybala pas spekulimeve të javëve të fundit për të ardhmen e argjentinasit. Përfaqësuesit e sulmuesit morën ofertën e parë zyrtare nga zikaltrit: 6 milionë euro në sezon. Morata i ofroi Dybalas kontratë katërvjeçare me këtë shumë, por futbollisti kërkon 10 milionë në sezon, duke përfshirë edhe bonuset.

Menaxheri i Dybala-s, Antun, nuk ka bërë asnjë deklaratë as para dhe as pas takimit në selinë e Interit, ndërsa njëri prej ndërmjetësve në operacion, Giacomo Petralito, u shpreh i bindur: “Marotta takoi menaxherin, më duket diçka pozitive.”
Në fakt, edhe gazetari italian i specializuar për lëvizjet e merkatos, Fabrizio Romano, ka njoftuar se argjentinai ka zgjedhur zikaltrit e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera