Sport

Kylie Walker ka krijuar armiq ende pa mbërritur te Bayern Munchen

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 21 July 2023

Merkatoja e Bayern Munchen është përqëndruar në Angli ku kërkon të transferojë Walker dhe Kane. Përsa i përket mbrojtësit të majtë të Manchester City, marrëveshja mund të finalizohet brenda pak ditësh për 20 milionë euro por edhe pse nuk ka mbërritur ende në Bavari, disa senatorë janë kundër lojtarit ishullor.

Bëhet fjalë për Neuer dhe Muller, të cilët nuk janë po aq entuziastë sa Thomas Tuchel për mbërritjen e 33-vjeçarit. Sipas “Bild”, portieri dhe sulmuesi bavarez nuk janë aspak dakort që klubi të përdorë terma preferencialë në kontratën e një lojtari që i ka kaluar të 30-tat, i cili pritet të nënshkruajë për dy sezone me opsion për një të tretë.Në këtë mënyrë, thyhet rregulli i pashkruar që një lojtar mbi 30 vjeç nuk mund të nënshkruajë për më shumë se 12 muaj me Bayern Munchen. Muller 33 dhe Neuer 37 nuk kanë mundur të rinovojnë më shumë se deri në vitin 2024, ndërsa Walker do të qëndrojë me siguri deri në vitin 2025 dhe me gjasa deri në 2026-ën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera