Rozë

Kylie Jenner “heq jelekët” për ditëlindjen e saj

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 10 August 2020

Kylie Jenner tashmë ka 23 vjet!

Biznesmenja e grimit është kujdesur që të shfaqet tepër seksi derisa ka marrë urime ditëlindje nga familja e saj të cilët i kanë thënë asaj që “ka zemër të madhe”.

Kylie Jenner në mëngjesin e së hënës ka mbushur 23 vjet dhe familja e saj i kanë uruar vajzës së sa që ka vlerën e 900 milionë dollarëve në llogari, të gjitha të mirat në jetë.

-Advertisement-

Një ndër të parat që e ka uruar vajzën më të vogël në familje ishte Kris Jenner me disa foto nga e kaluara e saj.

“Gëzuar ditëlindjen vajza ime e mrekullueshme, çika e vogël e imja @kyliejenner!”, ka filluar urimin e saj nëna e saj menaxhere.

Nuk kanë munguar edhe urime të tjera për të kurse sonte pritet që ajo të organizojë një aheng të madh në shtëpinë e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera