Sport

Kylian Mbappe tregon emrin e futbollistit që e meriton ta fitoj ‘Topin e Artë’

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 20 October 2021

Sulmuesi i Paris-Saint-Germain, Kylian Mbappe, është i bindur se bashkëlojtari i tij Lionel Messi e meriton që ta fitojë Topin e Artë.

Mbappe dhe Messi ia siguruan fitoren PSG-së në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut, ku francezi e shënoi golin e parë dhe më pas argjentinasi kontribuoi edhe me dy gola.

Në atë ndeshje u pa një bashkëveprim fantastik ndërmjet dyshes sulmuese, ku të dy i’a dhuruan ekzekutimin e penalltive dhe për këtë Mbappe ka folur në fund të ndeshjes.

-Advertisement-

“Pse i dhashë penalltinë Messit? Kjo është ajo që bëjnë shokët e skuadrës,” tha ai për “RMC Sport”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. Ai më la të marr penalltinë e dytë. Fatkeqësisht, unë e humba”.

Më tutje Mbappe theksoi se është një privilegj i madh të luash me Leo Messin dhe se, sipas tij, argjentinasi e meriton Topin e Artë.

“Është një privilegj të luash me të dhe do ta meritonte plotësisht Topin e Artë”, tha Mbappe.

Messi tani ka shënuar tre gola në po aq ndeshje të Ligës së Kampionëve për PSG-në këtë sezon./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera