Sport

Ky televizion kosovar e transmeton falas derbin mes Ballkanit dhe Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 24 October 2021

Ballkani është nikoqir i Prishtinës në duelin e vlefshëm për xhiron e 11-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo super ndeshje nisë nga ora 13:30 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Dueli i parë i këtij sezoni i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kishte përfunduar me rezultat minimal 1-0 në favor të Ballkanit me supergolin e realizuar nga Ermal Krasniqi.

-Advertisement-

Ballafaqimi mes “portokallinjëve” dhe kryeqytetasve përveç në Art Sport transmetohet drejtpërdrejt dhe falas edhe në Klan Kosova.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndyshim rezultati nga kjo përballje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera