Sport

Ky do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në verë

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 01 December 2017

Real Madridi ka vendosur ta sjellë në skuadër sulmuesin Vinicius verën që vjen, duke refuzuar ta lërë atë në Flamengo për edhe një vit tjetër.

Sulmuesi brazilian ka luajtur 34 ndeshje me Flamengon duke shënuar katër gola, ndërsa Zinedine Zidane ka dhënë miratimin e tij për ta pasur talentin e ri në skuadër për fazën përgatitore parasezonale, transmeton Express.

“Vinicius do të jetë me ne”. Kjo është fjalia që përsëritet në “Bernabeu” sa herë që Flamengo luan një ndeshje, shkruan AS.

-Advertisement-

Real Madridi pagoi 45 milionë euro më 23 maj të këtij viti, kur ai ishte vetëm 16-vjeçar, për ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu”.

Vincius do t’i mbushë 18 vjet më 12 korrik të vitit të ardhshëm. Drejtuesit e Real Madridit thonë se kjo është mosha ideale që ai t’i bashkohet ekipit të parë, edhe pse Flamengo dëshiron ta mbajë atë edhe për një vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera