Lajme

Ky do të jetë pozicioni i Aida Dërgutit, në Vetëvendosje pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm!

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 17 December 2017

Lëvizja Vetëvendosje përgjatë ditëve të fundit u përball me probleme të mëdha brenda partisë.E gjitha kjo filloj pas publikimit të një bisede ku deputetja Aida Dërguti i drejtohej deputetit Albin Kurti me fjalë fyese.

Por sot pas përfundimit të mbledhjes së 31-të të Këshillit të Përgjithshëm, deputeti Sami Kurteshi ka thënë se Vetëvendosje ëshëtë unifikuese dhe e fortë.

Ai ndër të tjerash ka komentuar edhe pozitën e deputetes Dërguti, e cila ditë më parë dha dorëheqje nga postet brenda Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Ndërkohë deputeti, Ismajl Kurteshi ka thënë se Aida Dërguti vazhdon të jetë anëtarë.“Aida Dërguti është anëtare. Keni dëgjuar edhe për letrën e Albinit, ku ka thënë se e ka falëAidën dhe se nuk i ka borxh. E ka bërë një gabim që e bëjnë të gjithë njerëzit. Do të ecim bashkë me Aidën dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Kurteshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera