Lajme

Ky do të jetë këshilltar i Thaçit në dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 10 October 2017

Blerim Shala do të jetë këshilltar dhe koordinator i presidentit Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë.

Megjithëse Presidenca nuk e ka zyrtarizuar emërimin e Shalës, ai do të marrë pjesë në cilësinë e koordinatorit në një forum të sigurisë, i cili mbahet këtë javë në Beograd, shkruan sot Koha Ditore.Shala figuron si njëri nga panelistët e Forumit për Siguri në Beograd (BSF), krahas drejtorit për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nënkryetares së Kuvendit serb, Gordana Comiq, si dhe Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.

Temë e diskutimit do të jetë “Dialogu Prishtinë-Beograd: Nga normalizimi drejt normalitetit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera