Lajme

Ky subjekt politik është 100% i pa kënaqur me qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 23 March 2022

Dje është bërë një vit nga mandatimi i Qeverisë Kurti II. Për T7, kompania e besueshme për sondazhe UBO Consulting, ka bërë një hulumtim të opinionit publik lidhur kënaqshmërinë e qytetarëve me Qeverinë e prirë nga Kryeministri Albin Kurti.

Sondazhi ekskluziv po prezantohet në emisionin “Pressing”.

Në pyetjen “në përgjithësi, sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti?”, 100 për qind të votuesve të PSD’së janë shprehur të pakënaqur.

-Advertisement-

Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim, është bërë me përzgjedhjen e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimin e anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet.

Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e mostrës, ndërkaq mostra n=1065 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese, e shtresuar sipas etniciteteve shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe. Minoritetet e mbi-përfaqësuara në anketim, mostra e peshuar për analizë.

Gjinia e të anketuarve është 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra, ndërkaq shtrirja sipas vendbanimeve urban 42.8% dhe 57.2% rural. Margjina e gabimit ±3 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Periudha e anketimit është mes 07 dhe 15 marsit 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera