Ky Mercedes-AMG GT S e bën GT R të duket si një veturë e zakonshme
Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 06 August 2018
Ndër detajet më interesante të AMG GT S së përditësuar nga kompania e njohur amerikane Creative Bespoke, sigurisht është pjesa e përparme, më saktësisht kofanoja nën të cilën fshihet motori i AMG-së 4.0-litër V8.
Nëse e harrojmë “përbindëshin” hibrid i cili fshihet nën emrin Project One, atëherë modeli i dytë më i zjarrtë i cili mbart yllin e famshëm trekëndësh është padyshim Mercedes-AMG GT R, transmeton Koha.net.
Për një klientelë që mendon se gjithnjë mundet më mirë, Creative Bespoke, selia e së cilës është në Arizona, ka përgatitur një përgjigje adekuate ndaj AMG GT R ku si bazë ka përdorë modelin AMG GT S.
Përveç rrotave të veçanta prej 20-inç (ADV.1), të cilat zëvendësuar ato standarde të AMG-së, Creative Bespoke këtë “bishë” e ka pajisur me disa elemente të bëra nga fibra të karbonit përmes të cilave ky Coupe super-sportiv, përfundimisht, mund të qëndrojë ‘krah për krah’ me modelin GT R.
Për kofanon e veçantë të këtij modeli, kjo kompani është frymëzuar nga modeli aktual i Chevroletit – Corvette ZR1 por detaji kryesor qëndron ende nën këtë kofano – motori i AMG-së 4.0-litër V8 i cili është me kapacitet prej 630 kuajfuqi dhe vjen me sistemin e modifikuar të shkarkimit të gazrave, përcjell Koha.net. Ky AMG GT S ka 45 kuajfuqi më shumë se AMG GT R dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,6 sekonda dhe atë maksimale deri në 318 km/h.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...